Liturgjia në Kishën Ortodokse, hesht Zyra e Kryeministrit dhe MPJ-ja

spot_img

Në kishën ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës është mbajtur një liturgji fetare. Kjo liturgji e mbajtur herët në mëngjes nuk u pengua nga askush.

Para përfundimit të ceremonisë, Peshkopi Teodosje dha mesazh duke thënë se ky tempull në Prishtinë është i të gjithëve.

“Po këtu, nga ky vend, ne po dërgojmë një mesazh dashurie dhe paqeje për të gjithë. Duke shërbyer sot këtu, ne dëshirojmë se kush jemi, kush kemi qenë dhe çfarë duhet të jemi në të ardhmen. Ne nuk do të heqim dorë nga shenjtorët tanë

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe një ligjvënës i Kuvendit të Kosovës. Deputeti i Listës Serbe, Dalibor Jevtic përmes një postimi në ‘Facebook’ shkroi se ai dhe dhjetëra besimtarë të tjerë morën pjesë në këtë liturgji.

Për liturgji njoftoi edhe Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit.

“Për herë të parë që nga viti 1998, një liturgji është shërbyer në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Prishtinës. Liturgjia e Shenjtë e Hiearkut u shërbye nga Peshkopi Teodosije me priftërinj dhe besimtarë në kishën e papërfunduar”

Për krejt këtë ritual informacion nuk kishin institucionet e Kosovës.

ATV ka kontaktuar, me Zyrën e Kryeministrit dhe atë të Ministrisë së punëve të jashtme, por, kanë thënë se nuk kanë informacion për krejt këtë ngjarje dhe nuk e komentuan më gjatë.

Ndërkohë nga Ministria e Kulturës thanë se monitorimi i Kishës Ortodokse, nuk është nën kompetencën e këtij dikasteri.

Lidhur me liturgjinë, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se tema e kishës është temë e ngarkuar politike dhe se mbajtja e liturgjisë nuk është kompetencë e Komunës.

“Tema e Kishës është temë e ngarkuar politike, e cila nuk ka pas përgjigje të thjeshtë ligjore. Rasti i pronës është momentalisht në Gjykatat e Kosovës dhe ne nuk paragjykojmë vendimin. Çdo vjet aty mbahet liturgji që nuk është çështje e as që duhet të jetë kompetencë e komunës se a duhet të mbahet apo jo”

Kurse, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka shkruar se liturgjia e mbajtur, është shkelje e dinjitetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ndërkohë, reagime pati edhe nga parti të tjera opozitare.

Kjo kishë, filloi të ndërtohej në vitin 1992 dhe u iniciua nga Slobodan Milosheviq. Pas luftës, Kisha Ortodokse Serbe ka tentuar në disa raste ta funksionalizojë por kjo u pamundësua nga Komuna e Prishtinës në mungesë të dokumentacionit.

DUHET TË LEXONI

spot_img