15.2 C
Pristina
Monday

Lavrov e lëshon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, e ka lëshuar takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi akuzoi Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë për “mosndëshkim” në Donbas.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, e ka lëshuar takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi akuzoi Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë për “mosndëshkim” në Donbas.

“Ukraina dhe aleatët e saj po përpiqeshin të ‘na impononin një narrativë krejtësisht të ndryshme rreth agresionit rus’, argumentoi Lavrov, raportoi The Guardian të enjten.

Lavrov ka mbërritur gati një orë e gjysmë me vonesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe u largua sapo mbaroi së foluri.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly foli në mbledhjen e këshillit pas fjalimit të Lavrov, ku tha se Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë Ukrainën në të gjithë rrugën dhe për aq kohë sa duhet.

Ai shtoi se Rusia është përpjekur t’i “fajësonte ata që vendosin sanksione” dhe se “çdo ditë, pasojat shkatërruese të pushtimit rus po bëhen më të qarta”.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img