Lama: Mirë që ndodhi ndryshimi i Kurtit për dialogun

spot_img

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama e ftuar në emisionin “Direkt”, në ATV, ka folur në lidhje me takimin që pritet ta ketë kryeministri Albin Kurti me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë këtij muaji.

Ajo ka kritikuar se Kurti po vepron jashtë asaj prej kur ka qenë në politikë dhe se ai ka ndryshuar.

“Është e vërtetë që ka një ndryshim rrënjësor në sjelljet e tij politike por tash që ai është në pushtet, që do të përfaqëson dialogun.
Ai ka ndryshuar që dikur ka qenë krejtësisht kundër dialogun, të mos flitej me Serbinë për çështje të Kosovës.
Unë shpresoj që ekipi negociator, kryeministri bashkë me ekspertët të jenë shumë të vendosur që të mos lëshojnë pe në asgjë që do të dëmtonte funksionalitetin e shtetit të Kosovës,” u deklarua ajo.

Tutje ajo shtoi se Qeveria duhet të ndryshojë në cilësinë e përgatitjes në përballje me Serbinë.

“Shpresojë shumë që kjo Qeveri të ndryshojë shumë në cilësi, në cilësinë e përgatitjes për tu përballur me Serbinë, Bashkimi Evropian dhe bota kanë filluar të lodhën nga kjo çështje dhe dua një zgjidhje, kjo zgjidhje nuk është se e duan vetëm ata por e duam edhe ne por kjo zgjidhje besoj që duhet të finalizohet me njohjen reciproke ashtu siç ka kërkuar presidenti I SHBA-së, por kjo njohje nuk duhet të arrihet në kurriz të territorit të Kosovës.
Kompromiset janë të pashmangshme vetëm se çështja është se çfarë kompromise bënë Kosova dhe çfarë bënë Serbia për të arritur një marrëveshje dhe Kosova nuk duhet të bëjë një kompromis që do të çrregullonin shtetin e Kosovës”, tha Lama./ATVLIVE

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë në videon e mëposhtme.

DUHET TË LEXONI

spot_img