Lama: Kemi diplomatë që nuk dinë të shkruajnë as një e-mail

spot_img

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama e ftuar në emisionin “Direkt”, në ATV, ka ironizuar me diplomatët në ambasadat e Kosovës.

Ajo tha se ka diplomatë që nuk dinë të shkruajnë as edhe një e-mail.

“Sot kemi të ashtuquajtur diplomatë në ambasada që nuk dinë jo vetëm gjuhën angleze p.sh., ose të vendit ku ata shkojnë por nuk dinë të shkruajnë as edhe një e-mail, këto gjëra duhet të shihen, të shqyrtohen se si kanë arritur në ato pozita, sepse ka të tillë.
Ajo foli edhe për çështje e emërimit të diplomatëve,” foli Lama.

Madje ajo se ministria e Punëve të Jashtme duhet në mënyrë urgjente, ta rregulloj këtë çështje.

“Ministria e Punëve të Jashtme duhet në mënyrë urgjente të bëjë rregullimin ligjor për të ndarë administratën që punon në ministrinë e punëve të jashtme nga diplomatët sepse nuk mundet kontabilisti të shkojë diplomat, apo shoferi ose roja, apo kushdo tjetër marrim shembull. Diplomatët duhet të ndahen nga shërbimi administrative me ligj dhe kushdo që duhet të kalojë, duhet që t’i nënshtrohet procedurave për tu bërë diplomatë dhe për tu specializuar sipas fushave të caktuara”, shtoi ajo./ATVLIVE

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë në videon e mëposhtme.

DUHET TË LEXONI

spot_img