Kuvendi i Kosovës redukton pagesën e homologimit

spot_img

Të paktën 70 deputetë të Kuvendit të  Kosovës votuan këtë të enjtë për ndryshimin e ligjit për automjete. 

Seanca e Kuvendit të Kosovës kishte sot në rend dite edhe plotësim ndryshimin e ligjit për automjete, pjesë e të  ilit është edhe homologimi, një proces me pagesë që qytetarët e kryejnë prej 12 vitesh.

Ndryshimi i ligjit ka ardhur si propozim nga qeveria. Në  deklarimet e mëhershme kryeministri Kurti ishte zotuar se do të hiqet monopoli i homologimit të automjeteve.

“12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, kishte thënë Kurti./ATVLIVE

DUHET TË LEXONI

spot_img