Kusari-Lila: Javën e ardhshme votohet bordi i ZRRE-së

spot_img

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, e ftuar në emisionin “Context” në ATV, foli në lidhje me bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Ajo tha se javën e ardhshme pritet të dorëzohet lista finale në Kuvend për tu votuar, me anë të së cilës do të kompletohet bordi i ZRRE-së.

“Kompania është zgjidhje në raport me inkasimin gjegjësisht siç quhet në terminologjinë e ZRRE-së ,furnizimi quhet për arsye e bënë edhe faturimin dhe tashmë është në fazën finale, është përgatitur lista për tu dorëzuar në Kuvend dhe mendoj që në javën e ardhshme, do të del në seancë që të votohet bordi ose kompletimi i bordit të ZRRE-së, se dy anëtarë janë dhe do të zgjedhën edhe kryesuesi apo kryesuesja dhe dy anëtarë tjerë”, foli ajo në “Context”./ATVLIVE/

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë, në videon e mëposhtme.

DUHET TË LEXONI

spot_img