15.2 C
Pristina
Tuesday

Kryetari i KPM-së Xhevat Latifi është pritur në takim nga Massimiliano Menichetti

Në takim u diskutua për gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit dhe avancimin e raporteve mes këtyre dy institucioneve.

Kryetari i KPM-së Xhevat Latifi, është pritur nga Massimiliano Menichetti, përgjegjës për mediat në Dikasterin e Vatikan për Komunikim.

Në takim u diskutua për gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit dhe avancimin e raporteve mes këtyre dy institucioneve.

“Vatikani ёshtё i hapur ndaj çdo vendi, çdo herë ka krijuar raporte të mira me vendet e ndryshme ne fushën e mediave, ne sot transmetojmë në platforma tё ndryshme, po thuaj se në gjithë botën, në 51 gjuhë të ndryshme, duke përfshi edhe gjuhën shqipe, andaj edhe ky takim për ne ёshtё një rëndësie të veçantë, kështu, në takimet e radhës, shpresojmë të flasim për projekte konkrete bashkëpunimi me interes të përbashkët”, tha z.Menichetti.
Kryetari Latifi ka shprehur gatishmërinë e KMP-së, që të përpilohet njё propozim – memorandum bashkëpunimi mes KPM-së dhe Dikasterit tё Vatikanit pёr Komunikim (Ministrisë së Informimit).

Kryetari z.Latifi ka takuar në Vatikan edhe drejtorin e redaksisë në gjuhën shqipe Dom David Gjugja.

z.Gjugja prezantoi historikun 71 vjeçarë të emetimit të pa ndërprerë në gjuhën shqipe në Radio Vatikan.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img