9.4 C
Pristina
Sunday

Kroati Ante Zhivkovic fitues i maratonës “Prishtina 2022”, Erzen Zyberaj i dyti

Është mbajtur në Prishtinë maratona “Prishtina 2022”, edicioni i 20-të i saj ku morën pjesë 784 garues të moshave, nacionaliteteve dhe kategorive të ndryshme.

Është mbajtur në Prishtinë maratona “Prishtina 2022”, edicioni i 20-të i saj ku morën pjesë 784 garues të moshave, nacionaliteteve dhe kategorive të ndryshme.

Garuesit morën pjesë në disiplina të ndryshme si 5km, 10 km e deri në atë më të gjatën që ishte 42 kilometra, raporton KosovaPress.

Në garën kryesore, pra atë me gjatësi prej 42 kilometrash, fitues doli atleti kroat Ante Zhivkovic i cili arriti i pari në finish, i dyti ishte atleti kosovar Erzen Zyberaj, ndërsa i treti në finish arriti Emin Grajqevci.

“Epo, ishte e mrekullueshme, gara filloi mirë, ishte pak ngrohtë në fillim, kështu që nuk ishte shumë vapë, por para fundit kishte një përpjetëze të vogël dhe dielli doli, kështu që 7 kilometrat e fundit ishin të vështira. .Shtegu është i mire, në 7 kilometrat e fundit ishte një perpjetëse e lehtë, gjë qe nuk e kam dit deri sa e pash mbrëmë pistën, do tw thotë profilin e pistës, ndaj thjesht e prisja te ishte e vështirë , por mire se fillimi ishte në orën 9:00, kështu që pjesa më e madhe e garës shkoi mirë.”, tha Zhivkovic.

Kurse, Zyberaj u shpreh i lumtur që mori vendin e dytë në këtë maraton edhe pse tha se angazhimi dhe pjesëmarrja nga gara të tjera ndërkombëtare ka bërë që në këtë maraton të marrë pjesë pa pasur synime për të fituar. Ai premtoi se do të punoj shumë në këtë drejtim dhe që në të ardhmen të jetë në mesin e atletëve që synojnë medalje edhe në gara të tjera.

“Për mua është kënaqësi që të marr pjesë në maratonën e Prishtinës për faktin që është hera e dytë që marr pjesë prej viti 2024 sepse unë nuk kam qenë aktiv në vrapime kështu që për mua është ndjenjë e mirë. Realisht unë nuk kam qenë i fokusuar të marr pjesë në këtë garë për shkak se i kam pasur dy gare para një muaji,, Kampionatin Botëror 100 kilometra në Berlind dhe në Itali, në Kampionatin Botëror “Sky Runner”, kështu që kamë qenë shumë i ngarkuar fizikisht, mirëpo vetëm kam pasur dëshirë të marr pjesë. Për mua është fillimi, unë jam në proces, besoj dhe shpresoj që pas dy apo tre viteve do të jemi atje ku po shpresojmë të jemi.”, tha Zyberaj.

Vendi i parë në këtë maraton u shpërblye me 500 euro, i dyti me 450, kurse i treti me 400.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA