Krasniqi takon ambasadorin Abbott: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Kosovës

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Krasniqi në këtë takim ishe i shoqëruar edhe nga Vlora Çitaku.

Ndërkaq kreu i PDK-së përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Mbretëria e Bashkuar është partnere strategjike e jona dhe do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. Me Ambasadorin Nicholas Abbott, sot biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, për zhvillimet politike në vend dhe për rolin që do të luaj PDK si lidere e opozitës në Kosovë. /ATVLIVE

DUHET TË LEXONI

spot_img