4.8 C
Pristina
Friday

KQZ-ja mblidhet për të diskutuar zbatimin e vendimit të Supremes për Dragashin

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se mbledhja e sotme që do të mbahet në ora 16:00, ka të bëjë me zbatimin e vendimit të Supremes.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot, kjo pas vendimit të Gjykatës Supreme që të përsëritet votimi i diasporës për raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Dragashit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se mbledhja e sotme që do të mbahet në ora 16:00, ka të bëjë me zbatimin e vendimit të Supremes.

“E konfirmoj se gjatë ditës kemi pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, përmes së cilit urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përsëritjen e raundit të dytë të votimit jashtë Kosovës që i takon Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi, gjatë ditës së sotme (e enjte, 25 nëntor, ora 16:00) KQZ-ja do të mbajë mbledhje. Lidhur me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi, do të njoftoheni në këtë mbledhje”, ka treguar Elezi.

Ndërkohë që menjëherë pas vendimit të Supremes ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila në këtë komunë ka kandidatin e saj për kryetar, Shaban Shabani. PDK thotë se qytetarët pavarësisht se ku jetojnë do të bashkohen dhe me vullnetin e tyre të lirë e duke mos lejuar manipulimin e vullnetit të tyre do të votojnë Shabanin për kryetar.

PDK për vendimin e Gjykatës Supreme: Diaspora e Dragashit do të rikonfirmojë vullnetin e tyre për kryetarin Shaban Shabani

Në garën për të parin e Komunës së Dragashit janë kandidati nga PDK, Shaban Shabani dhe ai i LDK-së, Bexhet Xheladini. Pas numërimit të votave nga diaspora Xheladini kishte marrë 244 vota, ndërsa Shabani 54 vota duke përmbysur rezultatin.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për 21 komuna u mbajt me 14 nëntor 2021. Ndërsa KQZ ka certifikuar 18 komuna nga 21 sa ishin.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img