14.3 C
Pristina
Monday

Kishte një vrimë në kokë, detaje të reja për 36-vjeçarin që u gjet pa shenja jete sot në Pejë

Mësohet se nga ekzaminimi fillestar, është konstatuar se ai kishte një vrimë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Baton Berisha, 36-vjeçar, u gjet pa shenja jete sot, në fshatin Sferkë e Thatë të Pejës.

Një ditë më parë, familjarët e tij e kishin raportuar në polici si të zhdukur, ndërsa sot e gjetën pa shenja jete në një fushë të këtij fshati.

Mësohet se nga ekzaminimi fillestar, është konstatuar se ai kishte një vrimë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Pejë i ka thënë Sinjalit se dyshimet e para janë se 36-vjeçari ka kryer vetëvrasje, por rasti do të zbardhet tërësisht vetëm pas rezultateve të autopsisë.

Baton Berisha la pas vetes tre fëmijë.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img