Kështu e përshkruan Armend Zemaj me tri fjalë Albin Kurtin

spot_img

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ftuar sonte në emisionin ‘N’NEJË’ në ATV përveç që shfaqi një anë tjetër të jetës së tij, nuk e la anash as përvojën e tij në politikë.

I pyetur se si do ta përshkruante kryeministrin Albin Kurtin me vetëm tri fjalë, Zemaj u përgjigj pa përmendur emrin e tij, ndonëse i tha tri terme të cilat jo rrallëherë përdoren nga opozita.

“Këta që e kanë pak stilin që lidhën me komunizëm e pak me popullizëm dhe pak me demokraci vështirë me i definu. Të shohim edhe pak e definon vetën kështu ma mirë,”– u shpreh ai.

Zemaj tutje shtoi se edhe nëse i ishte kërkuar të kalojë në një ministri të Qeverisë “Kurti 2”, nuk beson se do mund ta bënte një gjë të tillë.

“Jo me thënë të drejtën nuk mundem, jo vetëm në LVV por në asnjë parti nuk do të kisha mundur ta gjejë vetën mbas gjithë këtij aktiviteti si pjesë e LDK-së. Njerëzit nuk duhet të thonë kurrë asnjëherë, në atë kuptimin është e keqe në politikë, por mendojë që i kam dhënë shumë subjektit dhe më ka dhënë shumë, kame ecur gjatë jam rritur dhe formuar politikisht, e kam si familje e ndaj emocionin dhe perspektivën dhe nuk e shoh e nuk e di se si do të kisha funksionuar me thënë të drejtën në një subjekt tjetër politik,” – tha Zemaj./ATVLIVE/

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

DUHET TË LEXONI

spot_img