Juristët insistojnë se asociacioni i komunave serbe duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën

spot_img

Një ditë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, se Kosova e ka detyrim krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri Albin Kurti ka përsëritur qëndrimin kundërshtues.

Ai tha se rendi juridik dhe kushtetues i Kosovës nuk lejon asociacion mbi baza etnike. Juristë vlerësojnë se Kosova ka obligime juridike e ndërkombëtare karshi marrëveshjes, me bazë vitin 2013, por insistojnë se asociacioni duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën.

Duke u lidhur me aktgjykimin dhe obligimet juridike e ndërkombëtare, juristi Taulant Hodaj thotë se Kosova duhet ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, por vetëm duke rirregulluar marrëveshjen e vitit 2015.

“Duhet ta formojmë asociacionin e komunave serbe, por nëse asociacionin e komunave serbe nëse shihet edhe marrëveshje e 2015 duhet të jetë si dhe statuti duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese që të rishikohet parimisht,”- është shprehur Hodaj.

Marrëveshja për asociacionin apo bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, është arritur dhe është nënshkruar në Bruksel më 2015, në mandatin e kryeministrit Isa Mustafa.

Por, e njëjta marrëveshje ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. /ATVLIVE

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

DUHET TË LEXONI

spot_img