Izet Sadiku tregon arsyen se pse dha dorëheqje nga u.d. i detyrës së Klinikës Infektive

spot_img

Infektologu i Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK).

Sadiku  ka thënë se nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje tash e 3 javë. Infektologu deklaroi se dorëheqja është për arsye personale dhe se në krye të Infektives kishte ardhur për shkak se gjendja me pandeminë ishte e rëndë dhe klinika ishte pa drejtor.

“Më 21 maj të këtij viti kam dhënë dorëheqje nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive për asye personale. Ju e dini që unë e kam marr pozitën në fillim të marsit, në fazën kur ka filluar vala e tretë dhe kanë qenë raste të shumta COVID-19, dhe për shkak të mos krijimit të një vakumi institucional e kam marr atë detyrë dhe sigurisht edhe menaxhmenti por edhe kolegët kanë qenë të informuar që do marr këtë detyrë vetëm për tejkalim të situatës sepse nuk kam pasur për të menaxhuar për një kohë më të gjatë Klinikën. Me qetësimin e situatës dhe me zvogëlimin e numrave e kam njoftuar drejtorinë dhe më pas kam dhënë edhe dorëheqje” ,tha ai për KosovPress.

Kujtojmë që Izet Sadiku ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive e kishte marr në fillim të marsit, pas dorëheqjes që nga kjo pozitë e kishte dhënë infektologia, Lindita Ajazaj e cila edhe ajo si ushtruese detyre e drejtorit të Klinikës Infektive për më shumë se 1 vit e kishte udhëhequr këtë klinik gjatë pandemisë.

Përveç Klinikës Infektive pozita e drejtorit të Klinikave dhe të Spitaleve të Përgjithshme në Kosovë janë në problem për Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

DUHET TË LEXONI

spot_img