20.7 C
Pristina
Tuesday
spot_img

Interesim i madh i qytetarëve për tu testuar me teste rapide tek “Qendra e Studentëve” në Prishtinë

Sot ka filluar testimi me teste rapide për koronavirus, tek “Qendra e Studenteve”, në komunën e Prishtinës.

Gjatë ditës së djeshme drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, njoftoi se në këtë qendër të testimit, testet rapide do të bëhen në shtatë ditë të javës.

Sipas tij, ky vendim është marrë pas rritjes së numrit të qytetarëve që kërkojnë të testohen për COVID-19.

Gazetarja e ATV-së, ka shkuar sot atje dhe është parë fluks i madh i qytetarëve, duke pritur për tu testuar për COVID-19.

Disa prej qytetarëve kanë thënë për ATV-në, se në këtë pikë të testimit janë duke pritur deri një orë./ATVLIVE/

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img