Hyseni: U takova me zv.kryeministrin Bislimi për çështjen e dialogut, i dhashë këshillën më të mirë për këtë

spot_img

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni i ftuar në emisionin “CONTEXT’, në ATV ka folur në lidhje me takimin e tij me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimit.

Ai tha se me zv.kryeministri Bismili janë takuar vetëm për të diskutuar në lidhje me çështjen e dialogut.

“E vërteta është që në takim me zëvendëskryeministrin me z, Besnik Bislimi, ne kemi folur në lidhje me rrjedhë e deri atëhershme të dialogut, për ato që janë arritur, për ato që nuk janë arritur, për ato që duhej të ishin arritur me kohë por për shkak të rrethanave të brendshme dhe zgjedhjeve dhe natyrisht dialogu nuk ka mundur të vazhdojë”, tha Hyseni

Tutje ai tha se zv.kryeministrit Bislimit i ka dhënë këshillë më të mirë se çfarë duhet të bëj qeveria, në lidhje me dialogun mes Kosovës-Serbisë.

“Ka qenë takim konsultativ që unë i jam përgjigjur me shumë vullnet sepse konsideroj që kur kemi të bëjmë me tema aq të mëdha si tema e dialogut me Serbi dhe raportet me Serbinë, këto tema kalojnë çfarë do gare të brendshme politike – partiake, nuk ka asgjë të fshehtë, kam qenë tërësisht i hapur dhe kam përcjellur këshillën time më të mirë të mundshme se çfarë duhet të bëj qeveria e re në lidhje me këtë çështje”, tha ai./ATVLIVE

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë, në videon e mëposhtme.

DUHET TË LEXONI

spot_img