Hyseni: Më 21 korrik kam pasur ndërmend të japë dorëheqje nga koordinatori shtetëror për dialog

spot_img

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, i ftuar në emisionin “Context”, në ATV, ka folur në lidhje me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se ka pasur ndërmend që të dorëhiqet nga pozita e koordinatorit shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi.

“Marrëveshja e Uashingtonit është marrëveshje e mirë për Kosovën dhe hapi tjetër do të ishte ajo që ne të gjithë e synojmë mirëpo tash nuk mund të themi se do të ndodhte mbyllja e konfliktit me Serbinë këtë vit unë jam i sigurt që do të ndodhte por tash e themi kot dhe edhe unë mund të tingëllojë si spekulues në këtë rrafsh dhe nuk dua të spekulojë.
Gjithsesi ajo çfarë e them me siguri të plotë është se unë me 21 korrik të këtij viti kam pasur ndërmend të jap dorëheqje nga koordinatori shtetëror për dialog, nëse nuk do të mbyllej njohja me Serbinë deri me 21 korrik të këtij viti, “ u deklarua Hyseni./ATVLIVE

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë, në videon e mëposhtme.

DUHET TË LEXONI

spot_img