Hoxhë Fatmir Latifaj nuk i mban lotët teksa tregon se si e mundi vdekjen

spot_img

Ka pajtuar shumë familje, madje disa po e thërrasin si Anton Çetta i dytë, bëhet fjalë për hoxhë Fatmir Latifaj nga Mitrovica i cili tash e një kohë të gjatë mision ka pajtimin e gjaqeve.

Pas komplikimeve shëndetësore që kishte rreth një operacioni të rëndë, ai mes lotësh rrëfeu për sfidën që ka përjetuar dhe dëshirën për tu rikthyer edhe më i fuqishëm që ta vazhdojë misionin aty kishte lënë. Një rrëfim i veçantë nga ana e tij për herë të par në ATV.

Ky është Hoxhë Fatmir Latifaj nga Mitrovica, i cili ka arritur t’i pajtojë shumë familje shqiptare që ishin në gjak me njëra-tjetrën.

“ Nuk ka kënaqësi më të madhe se me i bashku dy zemra, nuk ka kënaqësi ma të madhe se me mbyll një gjak,”- u shpreh hoxha në emisionin “N’nejë” në ATV.

Madje, ai nga bashkëvendësit e tij konsiderohet si Anton Çeta i dytë, pasi me veprat e tij bamirëse ka arritur t’i fitojë zemrat e shumë njerëzve, të cilët atë e kanë ngushllim në momentet më të vështira të jetës.

Imami nga Mitrovica kishte kaluar një periudhë aspak të lehtë vetëm para dy muajve.

Ai me lot në sy thotë  se misioni i tij është ai se çafrë e kthehu atë sërish në jetë.

“Nuk kam arsye të dashurit e mi të jetojë në këtë botë nëse nuk i pajtojë popullin shqiptarë, I kam thënë zotit dhe kisha disa komplikime në zemër para një muaji, I thash Allah të lutem nëse ka mundësi që të jetojë vetëm e vetëm ta pajtojë popullin tim,”– u shpreh Latifaj. /ATVLIVE

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

DUHET TË LEXONI

spot_img