Haradinaj për objektin “Pandora”: Nëse vetëm një milimetër ka shkelje të ligjit, ai objekt do të rrënohet

spot_img

Ka vite kur Daut Haradinaj, pati kërkuar që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti t’i bëjë publike emrat e pronarëve të vërtetë të ndërtesës së quajtur “Pandora” në Lagjen “Arbëria” për të cilën ishte përfolur se ishte pronë e vetë Haradinajt.
Në atë listë të cilën Ahmeti pati publikuar me emrat e pronarëve nuk ka figuruar emri i Daut Haradinaj.

Haradinaj, i ftuar në emisionin ‘CONTEXT’ në ATV ka thënë se ai objekt është i kundërligjshëm.

“Unë kam thënë edhe publikisht shkoni thyeni xhamat e atij objekti dhe shikojeni se kush po idhnohet(…) Emrin e Daut Haradinajt nuk mund ta njollos askush më sepse nuk do të rrimë duar kyç më, do të reagojmë me zë, me institucione dhe me të gjitha format që neve na lejon ligji.”

Tutje Haradinaj tha se ai objekt do të rrënohet.

“Nëse vetëm një milimetër ka shkelje të ligjit, ai objekt do të rrënohet(…)Por natyrisht aj objekt është i kundërligjshëm, e para sepse është afër hekurudhës dhe kushdo që e ka dhënë lejen po të kish pas prokuror normal e kish thirr se nuk është dashur që te legalizohet ai objekt.”/ATVLIVE

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:

DUHET TË LEXONI

spot_img