12.7 C
Pristina
Friday

Hapet ekspozita “Bota përmes syve të mi”, Shoqata Down Syndrome kërkon reflektim nga shteti për këtë kategori

Organizata për Arsim, Kulturë dhe Demokratizim “Plus” në bashkëpunim me Shoqatën Down Sindrome Kosova, kanë hapur ekspozitën “Bota përmes syve të mi”.

Organizata për Arsim, Kulturë dhe Demokratizim “Plus” në bashkëpunim me Shoqatën Down Sindrome Kosova, kanë hapur ekspozitën “Bota përmes syve të mi”.

Aty u kërkua që institucionet kosovare të bëjnë më shumë për këtë kategori. Ndërkaq, të hollat e kësaj ekspozite do të shkojnë për shoqatën “Down Sindrom Kosova”.

Ridvan Slivova nga Organizata për Arsim, Kulturë dhe Demokratizim “Plus”, tha se ka qenë e vështirë përzgjedhja e fotografisë në këtë garë.

“Ne kemi mbajt trajnime edhe më herët. Në vitin 2017 për herë të parë kemi punuar një lloj ekspozite dhe kjo është e dyta me radhë. Kësaj radhe kemi pasur “Caritas Kosova” donator. Kemi punuar në dy grupe dhe ka qenë vështirë përzgjedhja e fotografisë. Me këto punime do të jetë ekspozitë shumë e mirë. Është ekspozitë humanitare dhe të hollat dedikohen për Down Sindrom Kosova. Grupi ka qenë prej 10 anëtarëve të ri dhe janë realizuar nga Down Sindrom Kosova”, tha Slivova.

Sebahate Beqiri nga Down Sindrom Kosova, ka kërkuar nga institucionet kosovare që të bëjnë më shumë me personat me Sindron down, teksa tha se numërojnë mbi 980 anëtarë.

“Sot jemi me një ekspozitë me fotografi që janë nga personat me Sindrom Down, e mbështetur nga “Caritas Kosova”. Përmes ekspozitës ne po përçojmë mesazh për potencialin e personave me Sindrom Down dhe kërkojmë nga institucionet që realizimin e të drejtave të personave me Sindrom Down të jetë prioritet. Mbi 980 anëtarë kemi.

Ndërsa Drilon Barakaj, tha se kjo ekspozitë është e qëlluar, por që kërkoi që t’i plotësohen kushtet e tyre.

“Shumë aktivitet i mirë. Dashtë Zoti të gjitha kushtet na plotësohen. Shumë jemi të lumtur për këtë aktivitet”, tha ai.

 

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img