15.4 C
Pristina
Friday

Gjenocidi Serb, Kosova me gjasa për padi, flet Nevenka Tromp

Nevenka Tromp, e cila 6 nga 13 vjetet sa kishte punuar në Tribunalin e Hagës ishte e angazhuar në gjykimin kundër Slobodan Millosheviqit, beson se është momenti i duhur që Kosova ta padisë Serbinë për gjenocid.

Në një intervistë për ATV, Tromp ka thënë se liderët e tanishëm kosovarë e kanë një shans historik për të adresuar akuzat kundër shtetit serb.

Por para kësaj ajo thekson se Kosova duhet t’i zgjidh problemet ligjore, duke u nisur nga fakti që nuk është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara.

“Ishte e qartë se Slobodan Milosevici dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë gjatë konfliktit në Kosovë, mund të ishin- ose duhej të ishin të akuzuar për krime të gjenocidit gjithashtu në Kosovë. Provat në lidhje me planin e paramenduar se si të vendosim Kosovën nën kontrollin e Serbisë ishin mbresëlënëse. Problemin të cilin Kosova duhet ta zgjidh para ngritjes së padisë për gjenocid është pozita e saj ligjore, sepse Kosova nuk është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara. Rasti i fundit i GJND-së na tregon se ekziston një rrugëdalje rreth këtij problem. Në vitin 2019, një shtet i tretë Gambia nisi një procedurë gjenocidi në emër të Rohingya kundër Mianmarit. Në një mënyrë ideale Kosova mund të gjejë një shtept miqësor që do të ishte i gatshëm t’i ndihmonte asaj dhe popullit të saj.” ka thënë Tromp për ATV./ATV/

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img