17.1 C
Pristina
Wednesday

Gexha-Bunjaku për mos pagesat e stafit mbështetës: Deri në fund të javës pritet të merret vendim që sa më shpejt t’i procedojmë pagat

Mos ekzekutimi i pagave të stafit mbështetës shëndetësorë për tre muaj, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku , tha se ka ndodhur për shkak të disa paqartësive procedurale administrative, por kjo çështje sipas saj tashmë është sqaruar.

Mos ekzekutimi i pagave të stafit mbështetës shëndetësorë për tre muaj, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku , tha se ka ndodhur për shkak të disa paqartësive procedurale administrative, por kjo çështje sipas saj tashmë është sqaruar.

Ajo në një konferencë për medie tha se presin që deri në fund të javës të merret vendim në mënyrë që sa më shpejt të procedohet me pagat e këtyre mantelbardhëve.

“Deri më tani ka pasur paqartësi procedurale të administratës që tashmë janë sqaruar nga të gjitha dikasteret dhe deri në fund të javës presim që të merret vendimi në mënyrë që sa më shpejt të procedohet me pagat e stafit mbështetës për COVID”, theksoi ai.

Në mëngjesin e sotëm infermierët dhe stafi tjetër shëndetësor të angazhuar në menaxhim të pandemisë COVID-19 kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata përmes kësaj proteste kanë kërkuar ekzekutimin e pagave të tyre për tre muaj si dhe vazhdimin e kontratave të punës që iu skadojnë në qershor.

Mbi 1 mijë e 200 mantelbardhë MSh i pati angazhuar edhe në klinikat dhe spitalet e përgjithshme për t’iu dalë në ndihmë pacientëve me COVID, derisa një pjesë e tyre janë edhe pjesë e procesit të vaksinimit anti-COVID.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img