Gashi: Tema e të pagjeturëve nuk është temë që e ka shpikur Kurti

spot_img

Analsiti Dardan Gashi ka thënë se tema e të pagjeturëve nuk është temë që e ka shpikur Albin Kurti por që debatohet njëzet vitet e fundit.

“Nuk është temë që e ka shpikur Albin Kurti, fatin e të pagjeturëve. Mos i rreni njerëzit kështu, qe njëzet vjet debatohet për të pagjeturit, në kreit botën e pasluftërave. Mos i manipuloni njerëzit”, tha Gashi.

Sipas Gashit Kurti është duke e njollosur luftën me ‘fushatën’ që po e bënë në Bruksel.

“Detyra e kryeministrit nuk është me shku me bo fushatë në Bruksel. Herën e parë e ka njollosë komplet luftën, herën e dytë po qet kopalla për zgjedhjet e brendshme, lokale. Është ka e rrezikon paqen në Kosovë, marrëdhëniet me bashkësi ndërkombëtare”.

DUHET TË LEXONI

spot_img