Gashi Kurtit: Në Kosovë shqiponjë, në Bruksel pulë

spot_img

Arben Gashi, shef i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në senacën plenare për dialogun ka kritikuar qëndrimet e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Gashi kritikoi Kurtin se foli për të kaluarën në vend se të flasë për të ardhmen në dialog.

“Ajo çka shohim këtu është një raport i cili është kryesisht i përpiluar nga Oganizata Joqeveritare dhe i përmbledhur si duket nga zëvendës kryeministri. Meqenëse Kryeministri po ka dëshirë të flitet se çka ka ndodhur në dialog dhe jo çka do të ndodhë, së shpejti ne do të ia plotwsojmë këtë dëshirë Kurtit sepse së shpejti ne do të flasim se cfarë ka ndodhur në takimin e së martës”, tha Gashi.

Ai në pika të shkurta ka përmendur marrëveshjet që janë nënshkruar deri tani dhe ka thënë se për asnjë nga to nuk ka asnjë vlerësim nga Kurti dhe në bazë të kësaj duket se këto marrëveshje janë në rregull.

Gashi me ironi kujtoi qendrimin e dikurshëm të kryeministrit Kurti, “Në Kosovë shqiponjë, në Bruksel pulë”. /ATVLIVE

 

 

 

DUHET TË LEXONI

spot_img