Fillon ndërtimi i fabrikës ku do të punësohen persona me nevoja të veçanta

spot_img

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e fabrikës së letrës në të cilën do të punësohen vetëm persona me nevoja të veçanta.

Ndërtimi i fabrikës ku do punësohen rreth 30 persona, do bëhet nga fondacioni Golden Eagle dhe do të kushtojë rreth 11

Në këtë hapësirë prej 86 ari, po ndërtohet fabrikë e letrës, në të cilën të gjithë punëtorët e pranuar do të jenë me nevoja të veçanta.

Punimet në fabrikë, e cila fillimisht do të punësojë vetëm 30 persona, pritet të kushtojnë rreth 1 milion euro. Këto mjete do t’i investojë kompania “Frutex”, duke ndarë nga 5 centë për çdo pije të shitur.

Pronar i kompanisë dhe Fondacionit “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, tha se ky projekt do të përfundojë brenda 8 muajve.

“I kemi përshtatur të gjitha pajisjet për personat me nevoja të veçanta. Do të punësohen edhe persona me sindromin down”, tha Palushi.

Për përfaqësuesin e HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, ndërtimi i kësaj fabrike do të kontribuojë në vetëdijesimin e institucioneve që t’i përfshijnë këta persona në punësim.

“Personat me nevoja të veçanta kanë qenë gjithmonë të lënë pas dore. E falenderojmë Shaqir Palushin për mundësinë,” foli Maliqi.

Ndërsa, kryetari Lipjanit, Imri Ahmeti, komunë në të cilën po ndërtohet fabrika, tha se kompania do ta ketë mbështetjen për t’i lehtësuar të gjitha procedurat e nevojshme për të filluar punën.

“Ne do të jemi gjithmonë bashkëpunues me të gjithë ata që dojnë të kontribuojnë në të mirën e komunitetit” ,deklaroi Ahmeti.

Në këtë fabrikë nuk ka asnjë mundësi që të punësohen persona të tjerë, përveç atyre me nevoja të veçanta, përfshirë edhe persona me Sindromën Down./ATVLIVE/

Për më shumë ndiqeni lajmin e plotë, në videon e mëposhtme.

DUHET TË LEXONI

spot_img