14.3 C
Pristina
Monday

Familjari i dy prej të mbijetuarve nga aksidenti në Kroaci: Mbasi janë gjallë, mirë janë fort – po ecin në këmbë të veta

Për Sylë Gashin nga fshati Rastavicë i Komunës së Deçanit ardhja e familjarëve të tij ‘në këmbë të veta’, pas aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci, është lajmi më i rëndësishëm.

Ai ka dalë sonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” që ta pres gruan e vëllait bashkë me nipin.

Na jemi të Komunës së Deçanit, fshatit Rastavicë. Po e pres gruan e vëllait dhe nipin e vëllait pra, djalin e djalit të vëllait. Kemi biseduar në çdo moment, gjendja e tyre është e mirë, më mirë. Masi janë gjallë, mirë janë fort. Kanë lëndime të lehta, kapa edhe më të rënda por mirë janë. Me një fjalë, mirë janë pasi po ecin në këmbë të veta,” – është shprehur Gashi për ATV.

Televizoni ATV po e përcjellë nga afër të gjithë procesin, ku një numër i madh i familjarëve nga Kosova po presin që të futen me vetura për t’i marrë mërgimtarët që i mbijetuan aksidentit të së dielës, ku humbën jetën 10 persona./ATVLIVE/

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img