Familjarët japin shpërblim prej 20 mijë euro për gjetjen e Bedri Rexhepit

spot_img

Biznesmeni Bedri Rexhepi, pronar i një biznesi “rent a car” i zhdukur që nga data 8 prill nuk është gjendur ende.

Ai është zhdukur në rrethana të panjohura derisa ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Ndërsa familjarët janë duke kërkuar ndihmë të vazhdueshme për gjetjen e tij, madje ata janë duke dërguar mesazhe telefonike te qytetarët.

Në mesazh thuhet se kushdo që ka informacione ne lidhje me vendodhjen e Bedriut, përveç mirënjohjes do të ketë edhe shpërblim prej 20,000 euro.

“Vëllai jonë Bedri Rexhepi nga data 8.04.2021 rreth orës 18:30 është zhdukur në Komunën e Novobërdës me veturën më targa 05 406 EJ. Ju lutemi kushdo që ka informacione për vendodhjen e Bedriut na lajmëroni në nr e telefonit 0038348400052, përveç mirënjohjes që do kemi si familje, ne do të ju shpërblejmë edhe me shumën prej 20.000 euro, si dhe të dhënat e juaja do të jenë konfidenciale”, thuhet në mesazhin e familjes./ATVLIVE

LEXO EDHE:

2 javë nga zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepit, flet vëllai i tij

DUHET TË LEXONI

spot_img