14.3 C
Pristina
Monday

Familjarët futen brenda me vetura për t’i marrë të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci

Të mbijetuarit e aksidentit tragjik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë tashmë kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Numër i madh i familjarëve të tyre po presin në rend që të thirren nga ana e Policisë së Kosovës, për t’u futur në pjesën e përgatitur ku mund t’i marrin mërgimtarët me vetura.

Ekipa e ATV-së ndodhet në vendngjarje dhe po e transmeton në kohë reale (LIVE) të gjithë procesin ku familjarët nga Kosova po takohen me të mbijetuarit që ishin nisur të dielën e javës që shkoi, nga Gjermania por që udhëtimi i tyre u ndalua kur autobusi me të cilin po udhëtonin u aksidentua rëndë në Kroaci.

Si pasojë e kësaj, dhjetë udhëtarë humbën jetën derisa mbi 40 prej tyre u lënduan nga të cilët dy më rëndë./ATV/

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img