15.2 C
Pristina
Tuesday

Ekspertët alarmojnë për dëmin që po u shkaktohet nxënësve, grevën e quajnë të tepërt e tallje

Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë, duke bërë kështu që të humbin numër i madh i orëve mësimore. Sipas ekspertëve të arsimit, e gjitha kjo është në dëme të nxënësve, duke e quajtur grerën të tepërt dhe tallje.

Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë, duke bërë kështu që të humbin numër i madh i orëve mësimore. Sipas ekspertëve të arsimit, e gjitha kjo është në dëme të nxënësve, duke e quajtur grerën të tepërt dhe tallje.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, tha se kërkesat e SBAShK-ut janë një taktik zhagitjeje. Ndër të tjera ai shtoi se greva është skandaloze dhe se është tejkaluar çdo normë dhe se kërkesat e SBAShK-ut sipas tij, janë thjeshtë tallje.

“Kërkesat e SBAShK-ut janë një taktik zhagitje sepse është e njëjta kërkesë që është ndarë në dy pjesë, gjeja në emër të rritjes dhe në emër të ndihmës prej 50 eurove, që unë e shoh si një ngatërrim, si shtyrje e afatit dhe kurrsesi si përpjekje serioze për të rifilluar procesin mësimor”, u shpreh Rexhaj.

“Thirrjet e grevistëve për mos zëvendësimin e orëve tregojnë se sa jo serioz janë palet ndaj mësimit të fëmijëve, qysh tash është skandaloze greva është tejkaluar çdo normë, nuk duhet diskutuar a duhet të zëvendësohen a jo orët, greva duhet të ndërpritet menjëherë dhe mandej duhet të bëhet çmos që të kompensohen jo vetëm mësimi i humbur tash gjatë grevës, por gjatë dy viteve të pandemisë. Krejt çka bisedohet tjetër është jo serioze është e pa tolerueshme”.

“Krejt opinioni duhet me filluar me i vlerësuar të gjitha palët që janë në këtë proces në bazë të asaj se a fillon mësimi. Është vërtet një joseriozitet i patolerueshme prej të gjithëve nuk pe përjashtoj as qeverinë, por me kërkesën e fundit mendoj se SBAShK-u thjeshtë bënë tallje”, tha Rexhaj.

Edhe drejtori i Instituti EdGuard, Rinor Qehaja, tha se greva në arsimit është bërë e tepërt, duke bërë thirrje që greva të ndërpritet menjëherë dhe të filloj procesi  mësimor.

“Situata me greve është bërë e tepërt. Jemi në javën e tretë jashtë procesit mësimor dhe kjo përveç që është e tepër është mbi të gjitha e padrejtë ndaj nxënësve. Greva duhet të ndërpritet, procesi mësimor duhet të filloj menjëherë, kjo është ajo e panegocueshmja, ndërkaq ajo çka është e negociueshme u ngelet palëve të realizohet përmes dialogut social por pa e cenuar procesin mësimor”.

Qehaja shtoi se dëmi është i pa pariparueshëm dhe se orët e humbura duhet të zëvendësohen, raporton EO.

“Nxënësit janë më të dëmtarit! Nxënësit veçse janë të ekspozuar një cilësie jo të mirë dhe tash kësaj të i shtojmë edhe këtë periudhe jashtë procesit mësimor, dëmi është i pariparueshëm dhe shumë afatgjatë. A duhet të zëvendësohen orët mësimore”.

“…po, mirëpo besoj të gjithë e kuptojnë që zëvendësimi i këtyre orëve te humbura nuk zëvendëson në ploti një orë të rregullt mësimore. Na është dëshmuar nga e kaluara, dhe do të na dëshmohet edhe tani, që ato të zëvendësuara gjate pushimeve ose te Shtunave në asnjë moment nuk e kanë të njëjtin efekt” u shpreh Qehaja.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img