4.8 C
Pristina
Friday

Edi Furra në një edicion special te Studio A dhe me shumë surpriza, për Bajram

Muzikanti Edi Furra, nëpërmjet një video mesazhi, ka njoftuar se ai do të marrë pjesë në emisionin Studio A, në ATV, së bashku me orkestrën Lyrical, për nder të festës së “Fiter Bajramit”.

Artisti i njohur Furra ,shtoi se me këtë rast, të gjithë shikuesit do të kenë mundësi të kërkojnë këngë sipas dëshirës por që paralajmëroi edhe befasi të tjera, gjatë kësaj dite.

“Përshëndetje, miq, dashamirë e fansa, ju njoftojë se ditën e enjte, ditën e Fiter Bajramit, me orkestrën Lyrical së bashku me Fatosin, do të jemi në televizionin tashmë më të shikuar ATV , në studio A, prej orës 14:00 deri në ora 17:00. Do të keni rasti të na dëgjoni me muzikë të bukura, të kërkoni këngë sipas dëshirës e plotë surpriza të tjera, të festojmë së bashku, ju dua “– është shprehur Furra./ATVLIVE

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img