Edhe sot asnjë rast të vdekjes nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

spot_img

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19.

Ndërsa janë regjistruar 15 raste të reja me coronavirus nga 2,802 teste.

Brenda 24 orëve janë shëruar 14 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 149,690.

Ndër të tjera, deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 841,125 testime të Covid-19.

Derisa numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga COVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë shkon në 155,583, numri i pacientëve të vdekurit është 5,472, ndërsa numri i rasteve aktive është 421./ATVLIVE

DUHET TË LEXONI

spot_img