15.2 C
Pristina
Tuesday

Dumoshi i kërkon ministrit Murati që të ofrojë zgjidhje për të dalë nga situata aktuale

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka kërkuar nga ministri Hekuran Murati, që të ofrojë zgjidhje për të dalë, nga situata aktuale e grevës.

“Ne sot, ministër duhet ta përfundojmë ketë takim mes juve dhe SBAShK-ut me një zgjidhje. Është situatë alarmante. Pala kryesore jeni qeveria dhe SBAShK-u që duhet të jepni një zgjidhje. Ju kisha lutë që sot mos me lëvizë as ju, as ne, ta bëjmë një zgjidhje sot që fëmijët të fillojnë mësimin të hënën. Ministër, shkruaj kryeministrit, kryetarit të kuvendit, bisedo me kryeministrin ta gjejmë një zgjidhje, tha Dumoshi.

Ndërsa deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se në takim duhet gjetur mundësia për një zgjidhje.

“Nëse dëshirojmë me gjetë zgjidhje, zgjidhje gjithmonë ka. Nuk është e pamundur të gjendjet një mundësi t’i përafroni qëndrimet. Kërkesat nuk kanë qenë të na jepni pak lëmoshë por kërkesa për ta adresuar çështjen. Kjo lloj qasje nuk ka me çu askund. As nuk është mirë për shtetin me vazhdu greva e as për grevistët. Këtu po pësojnë femijët”, tha ajo.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img