15.2 C
Pristina
Tuesday

Deputetja e njohur e AAK-së befason me deklaratën: “Vetëm në Vetëvendosje nuk do të shkoja kurrë”, ja arsyeja

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ishte mysafire të premten në emisonin “LIBERO”, ku rrëfeu shumëçka (edhe) nga jeta personale krahas asaj profesionale.

Derisa u pyet se në çfarë partie krahas AAK-së do ta gjente veten, ajo nuk dha përgjigje konkrete, megjithëse nuk e mohoi si mundësi… për një gjë ishte e sigurt – që nuk do të kalonte asnjëherë në Vetëvendosje.

“…Në VV nuk e shoh veten, nuk më përshtatet… mirëpo unë mundohem të jem zëri i qytetarëve dhe kurdo që e shoh të nevojshme dhe e shoh se nuk jam duke kontribuar më në atë parti, detyrimisht e liroj pozitën…”

Deputetja ndau edhe një rrëfim interesant që i kishte ndodhur gjatë fillimit të mandatit të saj si deputete.

“…Kam qenë shumë keq, një ditë përpara (seancës), kam marrë tri infuzione dhe u zgjova në 5 të mëngjesit… u bëra gati dhe shkova në seancë për ta bërë betimin si deputete… madje e thashë edhe një fjalim…”, tregoi Bytyqi.

Ajo kujtoi edhe një moment tjetër me babain e saj që e kishte në gjendje të rëndë, gjatë kohës kur Bytyqit iu desh që të merrej me fushatë.

“…Çdo ditë më ka thirrur e më pyeste a po mundesh me ja dalë? Në momentin kur kam fituar, telefonatën e parë ia kam bërë babait – i thashë që fitova…”

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Albana Bytyqit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img