-5.4 C
Pristina
Tuesday

Del jashtë kontrollit zjarri në malin e Rrunës në Kukës

Aktualisht dy vatra zjarri po përhapen me shpejtësi në majën e Rrunës, sipër tunelit të Kalimashit, ndërkohë që helikopteri po përpiqet për shuarjen e flakëve.

Vazhdon të jetë problematike situata nga zjarret në majën e Rrunës, në Kukës, ku flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit. Aktualisht dy vatra zjarri po përhapen me shpejtësi në majën e Rrunës, sipër tunelit të Kalimashit, ndërkohë që helikopteri po përpiqet për shuarjen e flakëve.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile të prefekturës në Kukës, pavarësisht punës së zjarrfikësve të Bashkisë nuk është bërë e mundur futja e saj nën kontroll pasi ka pasur erë të fortë në këtë zonë dhe një vijë shumë të zgjeruar të kësaj vatre.

Në bashkinë Tropojë është izoluar vatra e zjarrit të rënë në Betosh dhe Shëngjergj dhe po punohet për shuarjen e saj.

Ndërsa në Has është izoluar plotësisht zjarri në Pogaj dhe po punohet për shuarjen e tij.

Njoftimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në Kukës

Nga informacionet e sapo marra për situatën e zjarreve në Qarkun Kukës ju informojmë se:

Në bashkinë Kukës, -Vatra e zjarrit të rënë në afërsi të fshatit Shtanë Nj.Adm.Malzi është shuar plotësisht.

-Vatra e zjarrit të rënë në zonën pyjore afër fshatit Kodër Geshtenjë Nj.Ad Kalis është vendosur nën kontroll dhe po punohet për izolimin e plotë të tij .Për shuarjen e kësaj vatre zjarri Krahas punonjësve të Nj.Ad janë angazhuar 17 forca të DMR-së Kukës dhe një mjet zjarrfikëse.

-Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi me gjithë punën e bërë nga forcat zjarrfikse të bashkisë Kukës nuk është bërë e mundur futja e saj nën kontroll pasi ka patur erë të fortë në këtë zonë dhe një vijë shumë të zgjeruar të kësaj vatre.

Në Bashkinë Has

– Vatra e zjarrit të rënë në Fshati Metaliaj, Nj.Ad.Fajza. Janë djegur rreth 0.6Ha sipërfaqe pyll Lisi.

Forcat e angazhuara: 6 forca zjarrfikëse, 6 forca vullnetare dhe shërbimi pyjor. Vatra e fikur plotësisht.

– Vatra e zjarrit të rënë në fshatin Helshan, Nj.Ad.Golaj. Janë djegur rreth 2 Ha sipërfaqe livadh, therrishte dhe shkurre.

Forcat e angazhuara 4 forca zjarrfikëse dhe forca vullnetare.

Vatra e fikur plotësisht.

– Vatra e zjarrit të rënë në Nj.Ad.Fajza. Janë djegur rreth 1.5 Ha sipërfaqe livadh dhe therrishte.

Forcat e angazhuara forcat zjarrfikëse 4 dhe forcat vullnetare.

Vatra e fikur plotësisht.

– Vatra e zjarrit të rënë në Fshati Pogaj, Nj.Ad Gjinaj.Zjarri i izoluar dhe i fikur pjesërisht. Po punohet akoma për fikjen e plotë të vatrave të mbetura.

Forcat e angazhuara Shërbimi pyjor 5 dhe forcat vullnetare.

-Në bashkinë Tropojë

Vatrat e zjarrit në territorin e Tropojes të rëna dje:

-Vatra e zjarrit të rënë në Nj.Ad. Margegaj fashati Çerem është izoluar dje nga mbasditja . Nga banoret e zonës, punonjës të ZM 5 dhe punonjës të Bashkisë, sip 800 m2 .

– Vatra e zjarrit të rënë në Nj.Ad. Lekbibaj fshati Betosh &Shengjergj zjarri është izoluar dhe është nën kontroll, kapacitetet, grup vullnetar , komisariati i policisë dhe punonjës të bashkisë, sip 3 ha.

Në shkallë Qarku sipas bashkive:

Në bashkinë Kukës.

Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi është aktive.

Vatra e zjarrit të rënë në Kodër Geshtenjë Nj.Ad Kalis është izoluar dhe po punohet për shuarjen e saj.

Në bashkinë Tropojë vatra e zjarrit të rënë në Betosh dhe Shëngjergj është izoluar dhe po punohet për shuarjen e saj.

Në bashkinë Has

Vatra e zjarrit të rënë në Pogaj Nj.Ad Gjinaj është izoluar plotësisht dhe po punohet për shuarjen e saj./A2

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img