Daut Haradinaj e përkujton babain Hilmiun në tre vjetorin e vdekjes së tij

spot_img

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka kujtuar sot babain e tij, Hilmiun në tre vjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj ka qëndruar sot në Gllogjan i rrethuar me familjarë e miq në kujtim e nderim të jetës dhe veprës së babait të tij, Hilmi Haradinaj.

Përmes një postimi në “Facebook” të shoqëruar me disa fotografi së bashku me nënën Rukë, bashkëshorten e Shkelzenit, Suzanën dhe vëllain Ramushin e familjarë tjerë, kanë bërë homazhe të varri i tij.

“Na bashkoi plaku që kurrë nuk u thye, edhe kur jeta e përplasi me shumë sfida!”, ka shkruar Haradinaj./ATVLIVE

DUHET TË LEXONI

spot_img