17.1 C
Pristina
Wednesday

Dalin pagesat edhe për mbi 14 mijë punëtorët e tjerë të sektorit privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati njofton se janë ndarë 100 eurot për mbi 14 mijë punëtorët e tjerë, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor.

Sipas Muratit, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në e-mail vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar.

“Sot është procesuar pagesa prej 100 euro për 14,042 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor. Njëkohësisht, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në email edhe vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar (paga mbi 1,000 euro, kanë përfituar njëherë nga masa, aplikime të dyfishta etj.)”, njofton Murati.

Muaj më parë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Për punëtorët që kanë pagë më të lartë se 1,000 euro dhe punëtorët që nuk kanë qenë të regjistruar në muajin shkurt, sipas Qeverisë nuk mund të përfitojnë këto subvencione nga shteti.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img