17.1 C
Pristina
Wednesday

Borrell shprehet i zhgënjyer pasi nuk u hapën negociatat për Shqipërinë

Përfaqësuesi i Lartë e Bashkimit Evropain për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të punojë më shumë për të integruar më mirë dhe më shpejt Ballkanin Perëndimor.

Borell, ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, do të thotë paqe, demokraci, dhe se ata do të vazhdojnë të punojnë për të mbajtur gjallë flakën e perspektives evropiane.

“Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor do të thotë paqe, demokraci dhe prosperitet në Evropë. Ne vazhdojmë të punojmë për të dhe për të mbajtur gjallë flakën e perspektivës evropiane.”

“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi me Ballkanin Perëndimor. Sot duhet të nisnim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim.  Ne duhet të përpiqemi ta rregullojmë atë. Duhet të mendojmë se si i marrim vendimet në Bashkimin Evropian. Ne duhet të punojmë më shumë për të integruar më mirë dhe më shpejt njerëzit e Ballkanit Perëndimor në punën tonë”, ka thënë Borrell.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img