9.4 C
Pristina
Sunday

Boban: Kosova ka infrastrukturë më të mirë se Kroacia

Një tjetër fytyrë e rëndësishme e futbollit ka vizituar sot Kosovën, vetëm disa ditë pas vizitës së numrit një të FIFA-s, Gianni Infantino.

Një tjetër fytyrë e rëndësishme e futbollit ka vizituar sot Kosovën, vetëm disa ditë pas vizitës së numrit një të FIFA-s, Gianni Infantino.

Bëhet fjalë për shefin e futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban, i cili pas vizitave të sotme iu adresua edhe mediave, raporton KosovaPress.

Me këtë rast, Boban tha se është tejet i kënaqur me Kosovën se si është zhvilluar në aspektin e infrastrukturës së futbollit.

Po ashtu, shefi i futbollit të UEFA-s nuk ngurroi që ta pranojë se Kosova ka infrastrukturë më të mirë se vendlindja e tij, Kroacia.

“Le të themi se nga pikëpamja e infrastrukturës unë besoj se ju jeni më mirë se Kroacia sepse ne nuk kemi akademinë tonë, nuk kemi stadiumet tona, por tani jemi duke punuar shumë në këtë aspekt. Nuk është gjithmonë e lehtë që të bësh krahasime, ndonjëherë është arrogante dhe e dhimbshme për dikë, por ajo se çfarë shoh këtu është që procesi është tejet i mirë, federata është duke bërë punë të mirë, e shoh edhe që qeveria dëshiron ta ndihmojë qytetin e Prishtinës”, tha Boban.

Ndërkaq, përkrah Boban në konferencë për media ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, i cili edhe shpjegoi qëllimin e vizitës së legjendës kroate. Ademi tha se me Boban kanë diskutuar kryesisht për çështje të futbollit, respektivisht për infrastrukturën e futbollit kosovar.

“Ky ka ardhur për çështje të futbollit, fillimisht, sepse është shefi i futbollit të UEFA-s, dhe sigurisht që kemi folur për infrastrukturën që është baza e futbollit, për me pas mundësi që futbolli të ecë sa më para, dhe për të treguar talentin siç e tha se shquhemi si shtet me talentë të programuar tashmë në UEFA dhe FIFA, por gjithsesi ka ardhur për turneun që e kemi të UEFA-s sepse kur është shef i futbollit normalisht që është mbikëqyrës i të gjitha këtyre garave të cilat janë. Nuk është e rastësishme që është dhënë ky organizim i këtij kompeticioni apo i këtij grupi për faktin që duhet të jesh i vlerësuar edhe në UEFA për ta dhënë një kompeticion të tillë dhe për ta besuar një kompeticion të tillë. Sigurisht kemi folur gjithçka për futbollin, për edukimin e futbollit sepse që në mbikëqyrjen e tij nuk e ka vetëm futbollin por ka edhe referët, edhe të gjitha organet të cilat merren me futbollin, referë delegatë e gjitha të tjerat. Kemi folur rreth kyçjes së anëtarëve tonë atje në UEFA, domethënë si delegatë të UEFA-s”, tha Ademi.

Gajtë kësaj vizite, Boban u takua me Ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrull Çeku si dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA