20.7 C
Pristina
Tuesday
spot_img

Berisha zbulon qëllimin e protestës së 7 korrikut

Sali Berisha është pyetur se cili do të jetë qëllimi i protestës së thirrur më 7 korrik, nëse mes skenarëve është dhe hyrja në Kryeministri.

Sali Berisha është pyetur se cili do të jetë qëllimi i protestës së thirrur më 7 korrik, nëse mes skenarëve është dhe hyrja në Kryeministri.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se qëllimi për këtë protestë është ngritja e shqiptarëve në këmbë kundër këtij regjimi.

“Qëllimi i protestës është që të ngrihen shqiptarët në këmbë kundër këtij regjimi armiqësor, kundër kësaj qeveria që është kundër shqiptareve. T’i ngre shqiptarët në këmbë kundër një regjimi që ka futur dorën në xhepat e shqiptarëve.

Ju e dëgjuat të dhënat e fundi në Parlament që bëra unë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimi i bukës dhe i qumështit është rritur, 7 herë më shumë. Vaj dhe yndyrat kushtojnë 106 % më shumë se mesataren e BE. Inflacioni është gënjeshtër ajo që thuhet. Kemi të bëjmë me një situatë që po rëndohet në mënyrë progresive. Po fryhet arka me 340 mln euro. Vetëm nga rritja e çmimeve fiton qeveria. Ndihma ekonomike jo që nuk rritet, por zvogëlohet me 2%. Rroga mesatare jo që nuk rritet, por ulet në krahasim me vitin e kaluar. I vetmi kompensim propaganda mashtruese. S’po japin asgjë, përveçse me çdo firmë po vjedhin, me çdo fjalë po mashtrojnë”, tha Berisha.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img