Befasohet këngëtarja Remzie Osmani nga mbesa e saj gjatë emisionit

spot_img

Remzie Osmani është njëra ndër artistet më të dashura për publikun, ajo nga martesa e saj me Halil Hamzen ka dy fëmijë, Hamzen dhe Erjolen.

Këngëtarja u bë gjyshe për herë të parë vitin e kaluar me mbesën Emmën e cila është vajza e djalit të saj.

Remzie Osamani ishte e ftuar në emisionin “Studio A” në ATV ku foli rreth shumë gjërave përfshirë këtu edhe për dashurinë që e ka për familjen e saj e veçanërisht për mbesën e saj.

Këngëtarja derisa po fliste për këtë , asaj iu bë një befasi nga moderatorja e “Studoi A” pasi që ajo ja sjelli mbesën e saj.

Ajo u emocionua nga kjo befasi e këndshme të cilën nuk e priste./ATVLIVE

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: 

DUHET TË LEXONI

spot_img