Asnjë rast i vdekjes me COVID-19 ndërsa regjistrohen 7 raste të reja në Shqipëri

spot_img

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, nuk është shënuar asnjë viktimë me COVID-19.

Ministria bën me dije se nga 2 962 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me COVID-19, 7 raste të reja në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

DUHET TË LEXONI

spot_img