9.4 C
Pristina
Sunday

Arrestohet një 29 vjeçar i kërkuar në Viti

Një 29 vjeçar, që ishte i kërkuar, u arrestua dje në Viti. Policia informoi se ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej 22 ditësh për veprat penale ‘’Vjedhje e pyllit’’.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 23.11.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar kosovar H.Z. (1993). Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”, bëri të ditur Policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, siç u shtua, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA