26.7 C
Pristina
Saturday

Ambasadori i ShBA-ve viziton Policinë e Kosovës

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti priti në takim ambasadorin e ShBA-ve në vendin tonë, Jeffrey M. Hovenier, i cili potencoi se rendi dhe qetësia publike dhe sundimi i ligjit janë shumë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë së një vendi.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti priti në takim ambasadorin e ShBA-ve në vendin tonë, Jeffrey M. Hovenier, i cili potencoi se rendi dhe qetësia publike dhe sundimi i ligjit janë shumë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë së një vendi.

Sipas Policisë, ishte ky një takim njohës, takimi i parë mes ambasadorit të ri të ShBA-ve në vendin tonë dhe drejtorit të përgjithshëm të PK-së.

Fillimisht, Mehmeti falënderoi ambasadorin Hovenier për vizitën e realizuar në Policinë e Kosovës dhe theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Ambasadës së ShBA-ve me PK-në.

Ai i dëshiroi punë të mbarë dhe suksese Ambasadorit në detyrën e tij si shef i misionit, si dhe i falënderoi taksapaguesit e ShBA-ve për mbështetjen e palëkundur për Policinë e Kosovës.

Ambasadori amerikan Hovenier, falënderoi për pritjen e organizuar dhe potencoi se rendi dhe qetësia publike dhe sundimi i ligjit janë shumë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë së një vendi. Ambasadori amerikan shprehu përkushtimin e tij për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme me qëllim të avancimit dhe profesionalizmit të Policisë së Kosovës.

Sipas një komunikate të Policisë, në takim u diskutuan edhe tema konkrete me fokus në komunitetet pakicë, avancimin e shkathtësive në fusha operacionale, menaxhimin e ndryshimeve, unifikimin e policisë dhe rolin qenësor që Policia ka për të ardhmen e Kosovës.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img