-7.4 C
Pristina
Tuesday

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde vizitoi zyrat e Komitetit Paraolimpik në Prishtinë

Presidentja e Komitetit Paraolimpik znj. Njomza Emini ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Kosovës, z. Jörn Rohde.

Presidentja e Komitetit Paraolimpik znj. Njomza Emini ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Kosovës, z. Jörn Rohde.

Në vazhdën e bashkëpunimit me Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Ambasadori z. Jörn Rohde edhe kësaj radhe tregoi përkushtimin e shtetit të Gjermanisë të vazhdojnë përkrahjen duke qëndruar në krah për ta bërë Kosovën vend gjithëpërfshirës.

Në selinë e parë që ndonjëherë e ka patur Komiteti Paraolimpik, Ambasadori i Gjermanisë z. Jörn Rohde tregoi interes dhe premtoi mbështetje për rritjen e lëvizjes paraolimpike pa dallim në Kosovë.
Gjatë takimit Presidentja e KPK-së znj. Emini e njoftoi Ambasadorin me rezultatet si dhe  prioritetet e KPK-së ku ndër më të rëndësishme për këtë vit është anëtarësim në Komitetin Paraolimpik Ndërkombëtar (IPC) .

“Sporti është për të gjithë. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara si në nivelin bazë ashtu edhe në nivele konkurruese elitare. Kosova ka krijuar një lëvizje paraolimpike proaktive dhe është koha që ajo të bashkohet në strukturat ndërkombëtare me të njëjtin mendim”, tha ndër të tjera Ambasadori z. Rohde. Ndërsa Presidentja e KPK-së Njomza Emini njoftoi Ambasadorin që KPK është në proces të vendosjes së kontakteve dypalëshe me një sërë homologësh Gjermanë dhe falenderoi Ambasadorin z. Rohde dhe shtetin e Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën për vendin tonë e veçanërisht personave me aftësi të kufizuara. Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i KPK-së z.Daut Tishuki, i cili e njoftoi Ambasadorin rreth planeve dhe aktiviteteve të këtij institucioni.

Në fund znj.  Emini njoftoi Ambasadorin se më në fund KPK u bë me zyra dhe kjo falë mbështetjes bujare të EULEX-it, i cili dhuroi pajisje për zyre dhe IT, si dhe njësia e Karabinierisë Italiane të KFOR-it dhe TEB Banka, e cila ndihmoi në organizimin dhe infrastrukturën e kësaj zyre.
Të gjithë kemi nevojë për njëri tjetrin, dhe secili duhet ta gjejë guximin për tu sfiduar por këtë duhet ta bëjmë bashkë përmes fuqisë dhe dashurisë.
Mbështetja dhe solidariteti me lëvizjen Paraolimpike të Kosovës ndihmon në arritjen e majave të sukseseve të talentëve tanë paraolimpik.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img