14.3 C
Pristina
Monday

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Hyein Nam flet për ATV-në: Duhet të mësojmë nga Kosova për përgatitjen e drejtësisë tranzicionale

Hyein Nam, në një intervistë për ATV-në, ka treguar se “NK Watch” ka paraqitur peticione në emër të viktimave në OKB.

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Hyein Nam, ka disa vite që po punon po në avokimin dhe dokumentimin e shkeljes së të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, përmes organizatës “NK Watch”.

“NK Watch”, u themelua në vitin 2003 nga të mbijetuarit e Kampeve të Burgjeve Politike në Kore të Veriut, dhe tani nga Seuli i Koresë së Jugut, ku i ka zyrat aktualisht, po përpiqet që të ndikojë në promovimin e demokracisë.

Hyein Nam, në një intervistë për ATV-në, ka treguar se “NK Watch” ka paraqitur peticione në emër të viktimave në OKB.

Nam ka thënë se organizata e saj së shpejti do të filloj bashkëpunimin me organizatat në Kosovë që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe hetimin e krimeve të luftës.

Ajo thotë se organizata e saj ka çfarë të mësoj nga ato të Kosovës.

Sinqerisht, ne duhet të mësojmë nga Kosova për përgatitjen e drejtësisë tranzicionale, pasi që çështja e Kosovës përfshin më shumë vëmendje ndërkombëtare, se sa çështjet e Koresë së Veriut”, tha Hyein.

Unë propozoj që Kosova dhe OJQ-të tjera globale që po punojnë për drejtësinë transizionale të kenë bashkëpunim mes vete. Duhet të shkëmbejmë aftësitë dhe njohuritë me njëra tjetrën. Sepse unë besoj se çështjet e të drejtave të njeriut nuk janë problem vetëm i dikujt, këto çështje janë një problem ndërkombëtar që duhet ta zgjidhim së bashku. Nëse ruajmë interesin edhe në çështje të tjera, do të na çojë te një mënyrë efektive për ta trajtuar këtë situatë”, ka shtuar ajo.

Hyein Nam, ka folur edhe për rolin e grave në shoqëri.

Besoj se roli i grave në shoqëri është të luftojnë për përgjegjësitë e tyre dhe të bëjnë përpjekje për të krijuar një shoqëri me harmoni të mirë, dhe të krijojnë një komunitet aty ku gratë mund të realizojnë ëndrrat e tyre dhe të jetojnë pa diskriminim. Një rol i tillë i grave) mund të arrihet vetëm nëpërmjet konsideratës së përbashkët, respektit, dhe mirëkuptimit ndërmjet burrave dhe grave”, ka theksuar Hyei, e cila aktualisht është e angazhuar në shumë projekte për evokimin dhe promovimin e drejtave të njeriut në Korenë e Veriut./ATVLIVE.TV/

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img