15.2 C
Pristina
Monday

AKB: Zhvillimi Ekonomik lokal prioritet për AKB dhe AKK

Kryetari i AKB-ës Agim Shahini priti në takim drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)  Sazan Ibrahimi, ku temë diskutimi ishte  mundësia e zgjerimit dhe bashkëpunimit në mes të AKB-së dhe AKK-së.

Kryetari i AKB-ës Agim Shahini priti në takim drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)  Sazan Ibrahimi, ku temë diskutimi ishte  mundësia e zgjerimit dhe bashkëpunimit në mes të AKB-së dhe AKK-së.

“Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e Komunave me bizneset, aktivitetet e përbashkëta mes Komunave dhe AKB-së në promovimin e produkteve vendore. Poashtu temë e takimit ishte edhe lobimi i përbashkët për të mirën e zhvillimit ekomomik lokal si dhe organizimi i ngjarjeve të përbashkëta në diasporë mes Komunave dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve”, është thënë në njoftimin e AKB-së.

Përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe ata të Aleancës Kosovare të Biznesit janë pajtuar për hartimin e projekteve dhe iniciativave të ndryshme për bashkëpunim rajonal ekonomik.

Palët në takim kanë kërkuar që të gjendet mundësia e rishikimit të kontratave aktuale mes Operatorëve Ekonomik dhe Qeverisë e Komunave për ndryshimin e çmimit të tyre konfrom ngritjes së çmimeve në lëndën e parë për projektet në investimet kapitale (ose edhe sipas indeksimit të sektorëve bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës).

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img