15.4 C
Pristina
Friday

AGK më 19 korrik zgjedh kryetarin dhe anëtarët e rinj të Bordit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se kuvendi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit do të mbahet më 19 korrik 2021.

Përmes një njoftimi për medie, AGK iu bën thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar të bordit, që kandidaturat e tyre t’i dërgojnë në emailin zyrtar të AGK-së, shkruan Reporteri.net.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon si dhe mirëpret kandidimin e çdo gazetari/gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

AGK, ju njofton se kuvendi për zgjedhjen e Kryetarit të Bordit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së, do të mbahet më 19 korrik 2021.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar të bordit që kandidaturat e tyre t’i dërgojnë në e-mailin zyrtar të AGK-së: offi[email protected], më së voni deri më 17 korrik.

Konsiderojmë se dërgimi i emrave nga kandidatët për pozitën e kryetarit/kryetares së bordit do të ndikonte në një proces zgjedhor më të shpejtë, më transparent dhe më demokratik.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon si dhe mirëpret kandidimin e çdo gazetari/gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve.

AGK u bën thirrje të gjithë redaktorëve, gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve për të marrë pjesë në kuvendin zgjedhor, ku dhe do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Për vendin dhe orën e mbajtjes së zgjedhjeve do të njoftoheni në kohë.

Me respekt,

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img