4.8 C
Pristina
Friday

Abdixhiku pas takimit me Metën: Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik

Abdixhiku pas takimit ka thënë se Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në një takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Abdixhiku pas takimit ka thënë se Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik.

“Sot, me bashkëpunëtorë, prita në selinë e LDK-së, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Biseduam hapur për vizionin tonë të përbashkët drejt një të ardhme më të shëndoshë të shqiptarëve në rajon; perspektivën euroatlantike të dy shteteve, dhe kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë rrugëtim. Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ndërsa sot do të takohet me liderët shtetërorë e politikë.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img