Abazi: Reciprociteti e ka ngritur seriozitetin e dialogut

spot_img

Ish këshilltari i Thaçit, Artan Behrami i ftuar në emisionin CONTEXT në ATV tha se kryeministri, Albin Kurti përmes taksës dhe reciprocitetit ka arritur ti prishë sipas tij shumë procese në të cilat Kosova nuk ka arritur të marrë pjesë.

“ Fillimisht ka qenë kundër Rambujesë, një proces që neve na ka sjellë Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ka qenë kundër Samiteve Ndërkombëtare(…) ka prishë procesin e dialogut..”

Por, kundërshtime për këtë pati deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Sipas tij reciprociteti ka ngritur nivelin e seriozitetit në dialog.

“ Shumë mirë që e ka prishë, ai dialog copë na ka ba, qe 10 vjet na ka lanë në lloq. Unë mendoj, me thënë të drejtën që reciprociteti e ka ngrit nivelin e seriozitetit.”, tha Abazi në ATV. /ATVLIVE

DUHET TË LEXONI

spot_img