A do të jetë Arbër Ismajli kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit? Flet për herë të parë, Lutfi Haziri

spot_img

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, për herë të parë ka folur rreth mundësisë së kandidimit të Arbër Ismajlit për kryetar të kësaj komune.

Haziri ka thënë se Ismajli është njëri prej kuadrove që është formuar në LDK, në 20 vitet e fundit.

Natyrisht, Arbëri është njëri prej kuadrove të reja që LDK e ka ndërtu pwr 20 vjet. Është gjenerata e dytë në familjen e tij në LDK sepse babai i tij, Ruzhdi Ismajli, ka qenë veprimtar i madh politik. Arbëri ka ndërtu politika komunitare, i njeh mirë politikat lolake, ka menaxhuar me pandeminë, e ka përfaqësu ekzekutivin në 90 për qind e rasteve në Kuvendin Komunal. Unë ia kam dhënë mundësinë. Pra, është pjek politikisht me udhëheq organe lokale”, ka thënë Haziri, në një intervistë për “Interview”.

Ndryshe, emrat e vetëm që përmenden nga LDK e Gjilanit si kandidatët të mundshëm për kryetar janë, Lutfi Haziri dhe Arbër Ismajli.

Ky i fundit, nuk e ka fshehur ambicien për t’i hyrë garës për të parin e kësaj komune, ndonëse aktualisht ushtron detyrën e nënkryetarit në Gjilan.

DUHET TË LEXONI

spot_img